Vesa Luma paralajmëron rikthim të fuqishëm në muzikë

Mediale Vip

Vesa Luma paralajmëron rikthim të fuqishëm në muzikë

Më: 3 prill 2024 Në ora: 19:52
Vesa Luma

Për një kohë të gjatë, Vesa Luma ka qenë e shkëputur nga industria muzikore, por së fundmi ka paralajmëruar një kthim të fuqishëm.

Kështu së paku është aluduar nga vetë këngëtarja e cila publikoi një video në ‘InstaStory’ ku paralajmëroi se do të lansojë projektin e saj muzikor.

Sipas saj, kjo këngë do të jetë e potencialit të lartë.

“Çka keni me ‘ni’ së shpejti. S’kom me ju ‘lon’ rehat këtë vit. Po ju paralajmëroj… ‘jom kthy’ ALL IN. Kom me ju ‘shpërbly’ krejt dashninë edhe pritjen. Promise”, shkroi Vesa Luma.

Këngëtarja e cila ka qenë një personazh shumë i dashur në botën e muzikës, po rikthehet pas një kohe shumë të gjatë pauze.

Ajo vite më parë vendosi të shkëputej nga muzika për të jetuar në Zelandë të Re, me bashkëshortin dhe djalin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat