Trondit Çiljeta: Ish-partneri ka disa fëmijë me katër gra

Mediale Vip

Trondit Çiljeta: Ish-partneri ka disa fëmijë me katër gra

Më: 3 prill 2024 Në ora: 21:39
Çiljeta Xhilaga

Çiljeta Xhilaga ka ndarë të pathënat e jetës së saj private gjatë një bashkëbisedimi me Elsa Lilën në spektaklin Ferma VIP.

Ajo deklaroi se ish-partneri i saj, me të cilin ka një djalë (Fernandon) ka pasur katër gra në jetën e tij dhe se me ato ka bërë disa fëmijë.

“Babai i Fernandos ka pasur katër gra të rëndësishme në jetën e tij”, tha Çiljeta gjatë një bisede e sipër me Elsën, duke folur po ashtu edhe për fëmijët që e ish-partnerit prej lidhjeve që ka pasur.

“E dini se sa motra e vëllezër ka Fernando dhe mezi pres t’i mbledh këtë verë. Do të marr një shtëpi të madhe me qira”, theksoi mes tjerash këngëtarja.

Xhilaga gjithmonë e ka mbajtur të fshehtë lidhjen e saj me ish-partnerin me të cilin ka një djalë, duke mos bërë fare publik identitetin e tij.

Kjo është hera e parë që ka ndarë detaje të shumta për ish-partnerin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat