Erjola Doçi habit me deklaratën për banorin e ri: Ku i merr konfidencat ai? I thash mos hajde më te shtrati se…

Mediale Vip

Erjola Doçi habit me deklaratën për banorin e ri: Ku i merr konfidencat ai? I thash mos hajde më te shtrati se…

Më: 4 prill 2024 Në ora: 16:18
Julian Deda, Rike Roçi dhe Erjola Doçi

Lidi është banori më u ri i “Big Brother VIP”, i cili me misionin që kishte me Heidi Baçin për të bindur konkurrentët që janë vëlla e motër, e ka futur atë fuqishëm në lojë.

Julian Deda, Rike Roçi dhe Erjola Doçi teksa po bisedonin së bashku në oborr, treguan se Lidi ka hyrë në shtëpi me “laps e letër” për të përçarë banorët.

E habitur se ku e gjen ai konfindencen, Erjola tregoi se sot në mëngjes banori i ka ardhur me trendafila te koka e shtratit, ndërsa edhe Rike tha se edhe atë e ka gudulisur.

Biseda:

Juli: Është duke bërë lojën e thjeshtë. Lojën e parë që i ka ardhur në mendë. Të përçajë dhe të futet kot

Rike: Baza të forta me mendjen e vet

Erjola: Dëgjoj bisedën tonë dhe tha ka takim Juli me furnitorin. Ti ishte me Rozën. Filloi duke thënë duhet t’ia prishim.  I thash mos hajde më të shtrati për atë punë.

Rike: Ec

Erjola: Më vje aty te makeupi, kap pambukun dhe bën sikur po heq makijazhin. Sot në mëngjes sa u zgjova shikoj këtë me trëndafil te koka

Rike: Mua duke më gudulisur. Ku e ke konfidencen more gjigand?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat