Heidi përmbush misionin – i bindi banorët që Lidi është ‘vëllai i saj’, e çon çmimin e madh në plot 80 mijë euro

Mediale Vip

Heidi përmbush misionin – i bindi banorët që Lidi është ‘vëllai i saj’, e çon çmimin e madh në plot 80 mijë euro

Më: 4 prill 2024 Në ora: 18:50
Heidi dhe Romeo

Heidi Bacit së fundmi i ishte dhënë një mision nga ‘Vëllai i Madh’ në shtëpinë e famshme për të rritur çmimin e madh për dhjetë mijë eurosh.

Të martën hyri një banor i ri, animatori Lidi Delia, ku ajo duhej të thoshte se ishte vëllai i saj i madh, ndonëse të gjithë e dinin që modelja ka vetëm një vëlla më të vogël.

Biondja i bindi të gjithë konkurrentët përfshirë edhe Romeon, pasi kishte bashkëpunuar me Lidin, për të marrë më shumë informacione rreth jetës së tij.

Ditën e djeshme (e mërkurë) në shtëpi arriti një ‘zarf i bardhë’, i cili edhe zbuloi të vërtetën.

Në zarf thuhet se ky ishte një mision për Heidin dhe që u përmbush me sukses.

Banorët mbetën të befasuar, edhe pse dyshonin për marrëdhënien e tyre.

Dhe me këtë rast, çmimi i madh arriti deri në 80 mijë euro, gjë për të cilën Baci u shpreh e lumtur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat