Shakira tregon pse nuk i pëlqen filmi ‘Barbie’: ‘Djemtë e mi e urrejnë!’

Mediale Vip

Shakira tregon pse nuk i pëlqen filmi ‘Barbie’: ‘Djemtë e mi e urrejnë!’

Më: 4 prill 2024 Në ora: 19:47
Shakira me djemte

E ftuar në një intervistë me Allure, superylli kolumbian 47-vjeçare pranoi se e kishte parë filmin ‘Barbie’, por kishte njëfarë mospëlqimi për mesazhin që përcjell filmi.

Djemtë e mi e urrejnë! Ata mendojnë se është e turpshme. Disi, edhe unë jam dakord me mendimin e tyre. Unë po rris dy djem dhe dua që ata të ndihen të fuqishëm ndërkohë që respektojnë vajzat. Më pëlqen kultura pop kur përpiqet të fuqizojë gratë pa ia hequr mundësinë burrave të jenë burra, për të mbrojtur dhe siguruar.

Filmi me regji të Greta Gerwig me Margot Robbie, Ryan Gosling dhe America Ferrera u publikua në verën e 2023 me një vlerësim të gjerë të kritikëve. Filmi theu rekorde dhe mori çmimin 'Oscar' për këngën e Billie Eilish, ‘What Was I Made For?’.

Mandej, Shakira vazhdoi të shpjegonte pikëpamjen e saj për fuqizimin e gruas, duke thënë:

Besoj në dhënien e mjeteve dhe besimin se ne, gratë, mund t’i bëjmë të gjitha pa humbur thelbin tonë, pa humbur feminitetin. Mendoj se burrat kanë një qëllim në shoqëri dhe gratë kanë një qëllim tjetër. Ne plotësojmë njëri-tjetrin dhe kjo gjë nuk mund të humbasë.

Pse të mos e ndajë ngarkesën me njerëzit që e meritojnë ta mbajnë atë, të cilët kanë për detyrë ta mbajnë gjithashtu?

Shakira e ka shprehur këtë qëndrim edhe në albumin e saj të ri,  ‘Las Mujeres Ya No Lloran’ (Gratë nuk qajnë më).

Dua që kjo muzikë të ndërtojë ura, të fuqizojë njerëzit, të ndihmojë gratë të zbulojnë pikat e tyre të forta, - thotë këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat