Cardi B përfundon në dyert e Gjykatës

Mediale Vip

Cardi B përfundon në dyert e Gjykatës

Më: 4 prill 2024 Në ora: 20:52
Cardi B

Reperja Cardi B akuzohet për abuzim dhe sulm fizik. Emani Ellis pretendon se artistja e ka sulmuar atë më 24 shkurt 2018 në njësinë mjekësore ku ajo punonte si roje.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një ndërtesë mjekësore në Beverly Hills. Sipas mediave të huaja, gruaja ka rrëfyer se ajo e kishte qëlluar dhe gërvishtur me thonjtë aq fort saqë iu desh t’i nënshtrohej një operacioni estetik. Por jo vetëm kaq.

Emani Ellis shtoi se artistja më pas ka shfrytëzuar statusin e saj për ta larguar nga hoteli ku ajo punonte si roje. Më tej, ajo ka akuzuar reperen dhe ekipin e saj ligjor se kanë bërë gjithçka për të vonuar gjyqin.

Nga ana tjetër, Cardi B pretendon se incidenti ndodhi ndërsa ajo ishte shtatzënë me vajzën e saj, Kulture, dhe se veprimet e saj ishin për vetëmbrojtje.

Palët do të përballen më 31 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat