“Ëmbëlsira për fund”, Erolld Belegu me dedikim romantik për Diola Dostin pas darkës së tyre në Barcelonë

Mediale Vip

“Ëmbëlsira për fund”, Erolld Belegu me dedikim romantik për Diola Dostin pas darkës së tyre në Barcelonë

Më: 5 prill 2024 Në ora: 09:42
Erolld Belegu dhe Diola Dosti

Pak javë pasi bënë publike lidhjen e tyre, biznesmeni Erolld Belegu si dhe nutricionistja Diola Dosti, kanë filluar pushimet e tyre në Spanjë.

Së fundmi, çifti vizituan qytetin e bukur të Barcelonës madje darkuan së bashku në një restorant të njohur.

Ishte Belegu ai i cili bëri një dedikim romantik për të dashurën e tij, përmes një postimi të tij në ‘InstaStory’.

“Dhe ëmbëlsira pas darkës”, shkroi biznesmeni në postimin e tij, me foton e partneres.

Image
Postimi i Erolld Belegut

Lidhja e tyre bëri bujë në shtypin rozë, prej kur u bë publike rreth dy javë më parë.

Belegu, para pak ditësh pati njoftuar se ai u njoh me ish-konkurrenten e Big Brother VIP Albania në koncertin e Vesa Lumës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat