A ka krisje miqësie me Fjoralbën? Nevina Shtylla tregon në “Cherry on Top” sesi u bë pjesë e Portokallisë

Mediale Vip

A ka krisje miqësie me Fjoralbën? Nevina Shtylla tregon në “Cherry on Top” sesi u bë pjesë e Portokallisë

Më: 5 prill 2024 Në ora: 22:19
Nevina Shtylla

Moderatorja e Portokallisë, Nevina Shtylla ka qenë e ftuar në puntatën e parë të emisionit “Cherry on Top” me Bora Zemanin në Top Channel ku ka zbuluar shumë gjëra rreth jetës së saj profesionale dhe marrëdhënies me mikeshën e saj Fjoralba Ponari.

Kjo e fundit, u largua nga Portokallia në nisje të këtij sezoni dhe Nevina Shtylla e cila e zëvendësoi, tregoi sesi qëndrojnë raportet me Fioralbën dhe sesi kishte vendosur të moderonte emisionin e humorit më të ndjekur në Shqipëri.

“Takohemi shpesh me Fiorin kështu që nuk ishte moment për mesazh formal sepse jemi mikesha ndër vite kështu që nuk ka pasur një ngërç. Ne jemi takuar në ato kafet e zakonshme. Ka qenë një bisedë që e kemi bërë me njëra-tjetrën qoftë kur ajo vendosi të shkëputej nga top dhe të shkonte diku tjetër qoftë kur unë vendosa t’i bashkohesha Portokallisë”- tha Nevina.

Ajo ndër të tjera tregoi edhe një episode të parrëfyer më parë sesi kishte marrë pjesë në audicionet për moderatore në Portokalli dhe sesi i kishte lindur ideja për t’u përfshirë në botën e televizionit.

“Portokallia mund të ketë qenë një farë forme që unë e kam menduar “ndoshta mund ta dal ndonjëherë në television”. Në 2010 kur unë kam dalë miss në fakt, është një gjë që nuk e them me shumë qejf por çdo eksperiencë është e dobishme. Jam thirrur për të bërë një audiocion për të qenë prezantuese e Portokallisë. Natyrisht nuk e kisha as idenë fare sesi funksiononte televizioni. Gojën e kisha shumë më të mbyllur nga tani, kështu që ishte një situatë që nuk ishte komode por më dha idenë që do më duhej të ndiqja televizionin dhe moderimin”– u shpreh moderatorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat