Sardi në një lidhje dashurie? Bora e pyet për Semin, përgjigjja e papritur e këngëtarit

Mediale Vip

Sardi në një lidhje dashurie? Bora e pyet për Semin, përgjigjja e papritur e këngëtarit

Më: 6 prill 2024 Në ora: 08:46
Semi dhe Sardi

Sardi Strugaj ishte i ftuari i dytë  “Cherry on Top” me moderatoren Bora Zemani, ku ka folur për shumë tema.

Këngëtari foli për projektet e tij të cilat priten me padurim nga publiku, ndërsa nuk i shpëtoi pyetjeve për jetën personale.

Sardi sqaroi nëse është apo jo i lidhur me Semi Jaupaj.

“Më duket ndonjëherë sikur i bën mami im këto lajmet. Me Luarin kemi pasur një bashkëpunim dhe me fotot para se të dilte kënga është aluduar për lidhjen. Me Semin pastaj fol ti. Jo nuk jam në një lidhje, jam single dhe kur të jem do e them më vonë. Verën do e hapim me këngë që gëzojnë për dashurinë, po pati ndonjë ndryshim pastaj do e merrni vesh vetëm nga kënga”-tregoi Sardi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat