Nevina Shtylla flet për planet e dasmës

Mediale Vip

Nevina Shtylla flet për planet e dasmës

Më: 6 prill 2024 Në ora: 13:33
Nevina Shtylla

Nevina Shtylla ka qenë ndër të ftuarat e para të “Cherry on Top” me Bora Zemanin. Ndër të tjera, moderatorja u pyet për thashethemet që kanë qarkulluar së fundmi rreth organizimit të një dasme. Dhe për t’i shuar të gjitha lajmet Nevina sqaroi se nuk do ketë dasmë, të paktën jo këtë vit.

“Më duket shumë angazhim. Unë kam menduar edhe për datat, ka pasur disa data në diskutim po kur mendoj për njerëzit, ftesat, si do sistemohen e të gjitha më duket shumë lodhje. Po ma organizuat ju e bëjmë kur të doni”, e mbylli Nevina prononcimin duke qeshur.

Ajo foli edhe për raportin me vjehrrën.

“Do preferoja të jetoja vetëm. Unë i dua familjarët afër, por kur vjen puna te shtëpia dua të jetoj vetëm. Me vjehrrën kam marrëdhënie shumë të mirë. Ajo më bën kritika për veshjet. Për shembull kjo e fundit nuk i pëlqeu shumë”, deklaroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat