“Prandaj u bë xheloze Heidi”, pengu i Vesës në BBV… ja kush fiton sipas saj

Mediale Vip

“Prandaj u bë xheloze Heidi”, pengu i Vesës në BBV… ja kush fiton sipas saj

Më: 7 prill 2024 Në ora: 07:46
Vesa

Këngëtarja Vesa Smolica, ka folur në emisionin e “Se Luan Topi”, pas eliminimit të saj nga “Big Brother VIP”, ku ndër të tjera ajo sqaroi edhe raportin e saj me Romeon, duke zbuluar se dronin “VeRo”, e ka dërguar ajo.

Është folur për raportin tënd me Romeon, para dasmës i ke dërguar atij një dron. Nga HeRo ishte VeRo…

Vesa: E kam dërguar unë për shokun tim që më ka qëndruar afër nga fillimet. Kemi krijuar edhe këngë së bashku. Muzika na ka bashkuar. E kemi pasur atë afrimitetin, jo ashtu siç e mendojnë të tjerët, e dërgova si shok, për shoqëri dhe që e mbështes deri në finale për të shkuar. Ky është mesazhi i vetëm.

Mendon se u bë xheloze Heidi për ju të dy?

Vesa: Po, por nuk kam dashur të prek Heidin, as që dua të flas për të, sepse më nominoi. Nuk kam dashur të lidh dronin me të. Si një ish e dashur atëherë e Romeos ka mundur të xhelozojnë. Kanë diskutuar brenda shtëpisë. Ishte duke i bërë presion Heidit, thjesht doja t’i tregoja që jam me ty.

Vesa tregoi gjithashtu se është shumë e lumtur për çiftin, dhe se kur të bëjnë dasmën e vërtetë jashtë “do i këndojë te dasma e tyre”.

“U duk një dasmë shumë e bukur dhe besoj kur të bëjnë dasmën e vërtetë, t’i këndoj. Prandaj them është nxituar Heidit.”

Vesa foli po ashtu edhe për nipërit e saj, të cilët tha se do donte që t’i kishte takuar brenda shtëpisë së BBV, por nuk mundi dot për shkak të ndërprerjes së garës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat