Të gjithë kundër Meritonit/ Shpërthen dhe Erjola pas Romeos

Mediale Vip

Të gjithë kundër Meritonit/ Shpërthen dhe Erjola pas Romeos

Më: 7 prill 2024 Në ora: 16:35
Erjola dhe Meriton

Pak momente më herët Meritoni dhe Romeo janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin. Shkak ka qenë përndjekja që Meritoni u ka bërë vajzave të shtëpisë.

‘Hyre në ‘Big’ ditën e parë dhe në ditën e 82 dole me zarf të zi për përndjekje kaq! Këtë ke bërë ti për 82 ditë.’- është shprehur Romeo, ku ka ndërhyrë dhe Egla e cila ‘këshillon’ Romeon të mos merret me Meritonin.

Debati mes djemve ka vazhduar, ku dhe disa banorë të tjerë janë përfshirë në këtë ‘përplasje’.

Ka qenë Erjola e cila me tone të lartë ka ‘shpërthyer’ ndaj Meritonit duke i thënë: ‘Je bllof. Kokrra e bllofit. I turpshëm je ti, ik zhduku, shko o i skualifikuar. Hec rri te ‘Dhoma e Bardhë’ se të ka bërë me probleme mendore.’

Më pas ka qenë Meritoni i cili tepër i revoltuar i është kthyer Romeos, teksa ky i fundit i ka përmendur Ilnisën, partneren e tij e cila u eliminua prej garës mbrëmjen e djeshme:’Si s’të vjen marre? Ti ke gojë me fol për Ilnisën? Kur ke gojë me fol për Ilnisën, ti që i përmende dhe Rinorin (vëllai i Meritonit) dhe e bone të ndjehet keq? Që përdore situatën për t’u ndjerë ajo keq? Njeriun që mendoj me kriju familje? Që përdore situatën e vëllait tim brenda kësaj shtëpie? Ke të drejtë ti me fol për Ilnisën që të ka respektuar?’- ka thënë Meritoni.

E ndërsa Romeo u shpreh: ‘S’e kam bërë asnjëherë. Kur më ke prekur të kam prekur!’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat