Vesa Smolica pëlqim për Romeo Veshaj? Ja si qëndron e vërteta

Mediale Vip

Vesa Smolica pëlqim për Romeo Veshaj? Ja si qëndron e vërteta

Më: 7 prill 2024 Në ora: 19:01
Vesa Smolica

Vesa Smolica, ish-konkurrente në BBV3, e ftuar në S'e Luan Topi, krah të tjerave, është pyetur për raportin e saj me Romeo Veshaj. 

Para pak kohësh, ajo ka dërguar një dron në shtëpinë e Big Brother Vip 3, ku shkruhej 'VeRo', e dërguar nga vetë Vesa, që ka nxitur disi xhelozinë nga ana e Heidit dhe aludimet se ajo ka njëfarë pëlqimi për Romeon. 

Para dasmës pati një dron që shkoi në shtëpinë e dasmës, ku në vend të HeRo, Heidi-Romeo, ishte VeRo, Vesa-Romeo. 

Po e kam dërguar unë për shokun tim. Këtu është pak tabu që një vajzë të ketë shoqëri me një djalë. Ia dërgova për mbështetje. Ky ishte mesazhi i vetëm. 

Mendon që Heidi u bë xheloze për ju të dy? 

Faktikisht po, por nuk kam arsye të prek Heidin apo të flas për të. Prej asaj jam këtu jashtë shtëpisë, sepse ajo më eliminoi. I pashë në shtëpi duke diskutuar për mua. Dola pa u sqaruar dhe doja t'i tregoja që jemi shumë në rregull, sepse po i bënte presion Heidit për mua.  

Gjithashtu, tha se dasma ishte shumë e bukur dhe se kur ta bëjnë dasmën e vërtetë, do të jetë aty duke kënduar për ta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat