Gjiko dhe Mak Zogaj publikojnë këngën e re “Ehemmm”

Mediale Vip

Gjiko dhe Mak Zogaj publikojnë këngën e re “Ehemmm”

Më: 7 prill 2024 Në ora: 20:51
Gjiko dhe Mak Zogaj

Rap-artisti i njohur nga Peja, Gjiko, pas një kohë të gjatë është rikthyer me projekt të ri muzikor.

Ai ka bashkuar forcat me një artist të ri të tregut muzikor të quajtur, Mak Zogaj.

“Ehemmm” mban titullin kjo këngë, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga vet artistët me ‘beat’ nga Madenka.

Producimi është bërë nga BigBang nën drejtimin e Alban Selimajt.

Dihet tashmë që pas çdo projekti të Gjikos qëndron studio e famshme, RedBox Entertainment.

Asdren Gjikolli (emri i vërtetë) i ka munguar skenës që një kohë, por vazhdon të mbetet po aq i pëlqyer nga publiku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat