Era Istrefi dhe Dhurata Dora paralajmërojnë një duet

Mediale Vip

Era Istrefi dhe Dhurata Dora paralajmërojnë një duet

Më: 9 prill 2024 Në ora: 13:17
Era Istrefi dhe Dhurata Dora

Era Istrefi dhe Dhurata Dora, kanë njoftuar se po punojnë së bashku në një projekt të ri muzikor.

Artistet, të cilat kanë bërë për vete publikun me hite që janë pëlqyer gjerësisht, po i bashkojnë forcat për të sjellë një duet që parashikohet të jetë hiti i radhës.

Lajmi u bë publik pas një postimi në rrjetet sociale ku dy këngëtaret shfaqen në një trailer të shkurtë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by da baddest (@albaniabaddest)

Era dhe Dhurata janë njohur për stilin e tyre të veçantë dhe autentik, dhe fansat janë të bindur se kombinimi i forcave të tyre do të rezultojë në diçka të veçantë.

Ndryshe nga projekte të mëparshme, ku secila ka eksploruar koncepte dhe zhanre të ndryshme, bashkëpunimi i tyre premton të sjellë një projekt interesant.

Ende nuk janë zbuluar detaje rreth datës së lansimit ose titullit të këngës, por pritshmëritë janë të larta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat