Ermal Fejzullahu dhe MC Kresha sjellin një version të ri të këngës “Nostalgjia”

Mediale Vip

Ermal Fejzullahu dhe MC Kresha sjellin një version të ri të këngës “Nostalgjia”

Më: 10 prill 2024 Në ora: 07:36
Ermal Fejzullahu

Ermal Fejzullahu ka rikthyer së fundmi një nga hitet e tij më të mëdha të karrierës.

Bëhet fjalë për projektin “Nostalgjia”, të cilin e solli në një version tjetër në bashkëpunim me MC Kreshën.

Producimi i këtij projekti u bë në studion e Rzon, nga producenti Rrezon Alidema.

Dyshja kanë interpretuar në bazë të zhanreve të tyre, por që doli një miks i bukur.

Të plotë tashmë këtë projekt mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Rzon Music.

Të njëjtit kanë bashkë edhe këngë të tjera që janë pritur mirë nga publiku e fansat e tyre.

Besohet që edhe kjo prurje do të ketë suksesin e merituar marrë parasysh vokalin që kanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat