Egla tërhiqet seksualisht nga Meritoni? Edhe një tjetër ish-banore e BBV e pranon

Mediale Vip

Egla tërhiqet seksualisht nga Meritoni? Edhe një tjetër ish-banore e BBV e pranon

Më: 10 prill 2024 Në ora: 11:37
Egla dhe Meritoni

Në fakt është një aludim që është hapur fillimisht nga gazetari Bledi Strakosha, i cili duke analizuar disa ditë më parë lojën në "BBVIP3", kur sapo Egla, Meritoni dhe Ilnisa ishin izoluar në dhomën e bardhë, tha se në fakt, aktorja tërhiqet seksualisht nga moderatori nga Kosova, dhe kjo bëhet shkak edhe për situatat midis tyre, situata që shkojnë deri në ekstrem. Më pas, kjo teori është mbështetur edhe nga opinionistë të formatit, por edhe nga ish-banorë, ndërsa e radhës që e pranon është Julia Ilirjani. 

E ftuar ditën e djeshme në emisionin "Ndryshe", me me Salsano Rrapin, Adi Pojanën dhe Visjan Ukcenajn, Julia ka folur në lidhje me eksperiencën e saj në reality show, duke ndarë edhe detaje për banorët brenda, ndërsa sa i takon pikërisht Eglës, Meritonit dhe daljes së Ilnisës, se kush meritonte të dilte, ajo tha:

"(Për të dalë) Për mua e meritonte gjithmonë edhe Meritoni, gjithmonë edhe Egla. Dhe nuk duhet dhe nuk e di përse rri aty..."

A mendon Julia se Egla, pas rikthimit të shtëpi, do të dalë nga vetja? Në lidhje me këtë, përgjigjet:

"Përse është në vete Egla që të dalë?"

Kush është më i bukuri në BBV, kësaj pyetje aktorja i përgjigjet me:

"Pas meje? Pasi dola unë? (qesh) Unë e kam thënë gjithmonë që Meritoni është një djalë goxha tërheqës, është seksi."

Sipas saj, a tërhiqet seksualisht Egla nga Meritoni"

"Unë mendoj që Egla është nga ato lloj qeniesh që për të qenë në lojë, por edhe për të luajtur me nervat e saj dhe të tjerëve, por edhe për të treguar disa qasje të saj seksuale, po i pëlqen Meritoni."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat