Princi William thyen heshtjen për herë të parë që kur Kate Middleton njoftoi diagnzën e saj të kancerit

Mediale Vip

Princi William thyen heshtjen për herë të parë që kur Kate Middleton njoftoi diagnzën e saj të kancerit

Më: 10 prill 2024 Në ora: 19:24
Princi WIlliam

Princi William ka thyer heshtjen për herë të parë në rrjetet sociale, që kur bashkëshortja e tij Kate Middleton shokoi botën kur njoftoi javë më parë se ishte diagnostikuar me kancer.

Megjithatë reagimi i tij nuk kishte të bënte për eventet e fundit të familjes mbretërore por për pensionimin e futbollistes angleze Rachel Daly, shkruan DailyMail.

Përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në Instagram, Princi William ndau një dedikim lidhur me kontributin e futbollistes.

“Faleminderit për shumë performanca të paharrueshme”, shkroi Princi i Uellsit.

Rachel Daly, sulmuesja e ekipit Aston Villa njoftoi gjatë ditës së sotme se do të pensionohet nga futbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat