Adrola shkëlqen në setin e fundit fotografik, por vëmendjen e mori komenti i Capital T

Mediale Vip

Adrola shkëlqen në setin e fundit fotografik, por vëmendjen e mori komenti i Capital T

Më: 11 prill 2024 Në ora: 08:57
Adrola Dushi

Adrola Dushi është padiskutim një ndër modelet më të suksesshme dhe joshëse shqiptare. Dushi vijon të jetë tepër e angazhuar me projektet e saj si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Së fundmi, Adrola ka postuar një set fotografik në profilin e saj të Instagramit, të bërë nga fotografi i njohur, Fadil Berisha.

Modelja ka treguar bukurinë e saj natyrale në fotografitë e postuara, duke mos vënë shumë makijazh në fytyrë.

Ndërkohë që ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga përdoruesit e rrjeteve sociale, një prej komenteve ka rrëmbyer vëmendjen e publikut dhe bëhet fjalë për Capital T, i cili prej kohësh përflitet se është në një lidhje me Adrolën.

Reperi ka zgjedhur që të komentojë paraqitjen e modeles përmes disa ikonave dhe jo fjalëve. Ai ka shkruar ikonën e zjarrit dhe ikonën e kupës, duke lënë kështu të nënkuptohet se Adrola duket shumë “hot”.

Image
Komenti i Capital T

Komenti i Capital T ka marrë pëlqime të shumta nga përdoruesit e rrjeteve sociale, duke tërhequr vemendjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat