U përfol se është ndarë nga bashkëshorti, Adelina Tahiri përgjigjet me fotografi

Mediale Vip

U përfol se është ndarë nga bashkëshorti, Adelina Tahiri përgjigjet me fotografi

Më: 11 prill 2024 Në ora: 08:59
Adelina Tahiri me burrin e saj

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri është përfolur shumë në median rozë sa i përket martesës dhe marrëdhënies së saj me bashkëshortin.

Prej disa kohësh, këngëtarja nuk ishte shfaqur me bashkëshortin e saj në postimet e ndryshme në rrjetet sociale por ditën e sotme mesa duket Adelina ka vendosur t’i hedhë poshtë të gjitha spekulimet rreth martesës së saj.

Tahiri ka publikuar portretin familjar në Instagramin e saj, përmes të cilit i ka uruar të gjithë ndjekësve festën e Bajramit.

Në galerinë e fotove të postuara, Tahiri shfaqet përkrah djalit dhe bashkëshortit të saj, ku të tre janë kombinuar më së miri, duke u veshur me të zeza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat