Shakira e lumtur me lidhjen e saj të re me Lucien Laviscud

Mediale Vip

Shakira e lumtur me lidhjen e saj të re me Lucien Laviscud

Më: 12 prill 2024 Në ora: 11:18
Shakira dhe Lucien Laviscud

Shakira dhe Lucien Laviscoud po shijojnë romancën e tyre, njoftojnë burimet rreth këngëtares.

Siç tha për US Weekly një burim nga rrethi i këngëtares, kimia mes çiftit kishte nisur gjatë kohës kur po realizonin videoklipin e këngës “Punteria”.

Një tjetër person i afërt me këngëtaren tha: “Shakira dhe Lucien kanë një marrëdhënie të bukur. Ai e do shumë dhe ajo është shumë e lumtur me mënyrën se si po shkojnë gjërat mes tyre”.

Aktori  Lucien Laviscud, njihet më së shumti për punën e tij në ‘Emily in Paris’ si Alfie. Që atëherë ai ka marrë pjesë në disa filma dhe seriale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat