Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Mediale Vip

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Më: 20 prill 2024 Në ora: 07:06
Sara Gjordeni

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo imagjinate që kur ka dalë nga BBVA, e sidomos pas lajmit të shtatzënisë.

Ajo rrëfeu edhe për një koment të bërë nga një grua e cila e krahasonte me Kiarën, përsa i takon shtatzënisë.

“Të vdektë fëmija që ke në bark nëse je shtatzënë sepse po e bën për të ngjarë me Kiarën. Asnjë grua nuk duhet t’ja thotë një gruaje tjetër këtë gjë. Sepse asnjë nga ne nuk është aq idiote për t’i ngjarë dikujt duke ngelur shtatzanë”- tha Sara.

Ndërsa nuk la pa i kërkuar ndjesë edhe Kiarës për komentin e bërë ndaj saj.

“Mendoj se ndjesë meriton çdo njeri që do ishte në vendin e saj. Nuk ishte diçka e iniciuar nga unë. Nuk kam asgjë personale, por mendoj se ndjesë për atë koment do meritonte çdo grua që do ishte në vendin e Kiarës” – tha ish-banorja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat