Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Mediale Vip

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Më: 22 prill 2024 Në ora: 23:08
Taylor Swift

Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers beson se ‘me siguri, disa njerëz po të ushtrohen si ajo, do të bëhen për vdekje’.

Sipas tij, Taylor ushtrohet gjashtë ditë në javë, nganjëherë dy orë në ditë, gjatë pushimit.

‘Taylor është personi më elastik që kam takuar ndonjëherë, - tha ai. – Është frymëzuese ta shohësh se si kalon pengesat dhe bëhet më e mirë dhe më e fortë në fund. Kjo përkthehet edhe gjatë stërvitjes së saj.’

Themeluesi i palestrës ‘The Dogpound’ vazhdoi: ‘Kur i jap një ushtrim të vështirë, jo vetëm që është në gjendje ta përfundojë, por kërkon ushtrimin tjetër. Kjo përfundimisht e bën më të fortë, më të mirë dhe më të shpejtë.’

Ndërsa për ditët kur ajo është në lëvizje, Kirk tha se ajo stërvitet dy herë në javë e përqendruar në ‘ushtrime force e kondicionimi’.

‘Taylor trajnohet gjatë gjithë turneut, - tha ai. - Është më shumë për mirëmbajtje’.

Plus, koncerti 3 orë është një maratonë në vetvete, kjo ndikon gjithashtu në stërvitjen e saj javore.

‘Nëse e keni parë shfaqjen, e dini se sa intensiv është fizikisht’, - shpjegoi ai.

Por ushtrimet janë vetëm maja e ajsbergut. Siç vuri në dukje dhe Taylor, ajo hoqi dorë nga pijet në mënyrë që të përgatitej për turneun dhe të thyente rekord.

Ajo tha se, pavarësisht se ishte e sëmurë, e lënduar, e stresuar, ajo e sheh si pjesë të identitet të saj të dhurojë shfaqje për fansat e  saj. Ajo përmendi se, për sa kohë nuk ndodh ndonjë gjë e paparashikueshme, jashtë kontrollit të saj, gjithmonë do ta përmbushë detyrimin ndaj atyre që kanë blerë biletat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat