Egla dhe Juli ngacmojnë Romeon

Mediale Vip

Egla dhe Juli ngacmojnë Romeon

Më: 23 prill 2024 Në ora: 14:48
Heidi dhe Romeo

Ditë ndryshe në “Big Brother Vip”. Banorët po kalojnë disa momente humori me njëri-tjetrin.

Egla Ceno dhe Jul Deda kanë bërë shaka me Romeo Veshajn për romancën e tij me Heidi Baçi në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

Banorja i tha Romeos se tashmë është bërë i njohur edhe në Itali, duke nënkuptuar lidhjen me Heidin e cila ishte një ndër banoret që bëri bujë me largimin nga “Grande Fratello”. 

“Lali i kape ca fansa italianë ë? Tha mirë Erjola”, i tha Egla aktorit duke qeshur së bashku me Julin.

“Se besoj njeri këtë të shkretën. Erjola paska qenë nëna. Bëjmë shaka, bëjmë shaka”, vazhdoi aktorja, ndërsa Romeo nuk reagoi fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat