Mark Zuckerberg reagon ndaj fotos së tij të edituar që çmendi rrjetin

Mediale Vip

Mark Zuckerberg reagon ndaj fotos së tij të edituar që çmendi rrjetin

Më: 25 prill 2024 Në ora: 20:39
Mark Zuckerberg

Fotoja e edituar është marrë nga videoja e publikuar në ‘Instagram’ nga vetë bashkëthemeluesi i ‘Facebook’, i cili njoftonte se ‘Meta’ do të publikojë një version të ri të inteligjencës artificiale.

Në foton e edituar, Mark shfaqej me kaçurrela të shkurtra, me pak mjekër ngjyrë xhenxhefili, i veshur me një bluzë të thjeshtë blu dhe varëse.

Cili është problemi? Doli që ishte e rreme. Madje, as Marku nuk e di se kush e ka edituar foton e tij, i cili komentoi në një postim në ‘Instagram’: ‘Mirë, po këtë kush e ka bërë?’.

Ndonëse nuk dihet kush e ka bërë, ndjekësit u marrosën me pamjen e tij në foton e edituar. Njëri shkroi: ‘E sheh çfarë i bën mjekra një burri?’. Ndërsa një tjetër: ‘Mark Zuckerberg duhet të rrisë vërtetë mjekrën... sepse, po Zaddy.’

Por duket se Mark e ka marrë në konsideratë rritjen e mjekrës!  Ai postoi një fotografi të briskut me një ‘emoji’ të menduar, shoqëruar me këngën ‘They Don't Love It’ nga Jack Harlow, që flet për një look më të shkujdesur. Teksti ‘F**k shaping my beard up, I'm like the scruff’ sugjeron që artisti preferon një pamje më natyrale dhe të çrregullt sesa një mjekër të rregulluar në mënyrë perfekte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat