“Alo babush”/ ‘Telefonata’ e Jul Dedës me të atin i përlot të gjithë: Je me engjëjt atje! Më ka marrë malli për zërin tënd

Mediale Vip

“Alo babush”/ ‘Telefonata’ e Jul Dedës me të atin i përlot të gjithë: Je me engjëjt atje! Më ka marrë malli për zërin tënd

Më: 26 prill 2024 Në ora: 11:39
Julian Deda dhe babai i tij, Zef Deda

Aktori Julian Deda, teksa BBV iu dha mundësinë banorëve për të bërë një telefonatë të supozuar me dikë që kanë humbur kontaktet ose ka ndërruar jetë, zgjodhi të atin, mjeshtrin e humorit Zef Dedën.

“Ta marr babën se ia mbaj mend edhe numrin. Alo babush, o  zemra ime”, u shpreh Jul Deda në bisedën imagjinare që realizoi me aktorin e ndjerë.

Banori i BBV u shpreh se e ka marrë shumë dhe se i mundojnë shumë këshillat e kritkat e tij.

“E di që je shumë mirë, je me engjëjt atje”, iu drejtua aktori, teksa shtoi: “Të përqafoj dhe flasim përnatë, jo nëpërmjet telefonit, por nëpërmjet zemrës”.

Jul Deda: Ta marr babën se ia mbaj mend edhe numrin. Alo babush, o babush im, zemra ime. Sa më ka marrë malli për ty. Ja kështu më ke thënë gjithmonë ‘ku je o Jul baba’. E di që je mirë, je shumë mirë, je me engjëjt atje. Mos asnjë merak për këtu, po të flas nga shtëpia e BBV babo.

Para se të ikje nga ne të thashë që do të hyj në BBV dhe më the ‘Me u fut bab, me tregu vlerat e tua, me bo qejfin tënd dhe me luftu si trimat’. Edhe unë këtë po bëj, e di se më sheh dhe shpresoj t’i kem treguar ato që më ke thënë. Shpresoj të të kem bërë krenar, e di që nuk ma thua dot, por e di jë je. Me vërtet nuk je me ne, por je në zemrat tona babo. Mami është shumë mirë, po e mbajmë si mbretëreshë. E di që është dashuria jote, që e do shumë, por edhe ne e duam shumë.

Ti vetëm shijoje nga atje lart, e di që na sheh. Kam pasur gjithmonë nevojë që të më thuash herë pas herë, siç ke bërë pas shfaqjeve të mia, që kujdes këtë dhe atë, më kanë munguar këto o bab. Sa më kishte marrë malli për zërin tënd, pata mundësi të flas me ty, por ta dish që zëri yt, zemra, përqafimet e tua janë gjithmonë me mua. Të dua shumë dhe kam një mall për ty që s’ta shpjegoj dot me fjalë. Me 25 maj është finalja, mos u hallakat atje, mirë babo. Të përqafoj dhe flasim përnatë, jo nëpërmjet telefonit, por nëpërmjet zemrës, trurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat