Pas ndarjes nga këngëtari, Sara Hoxha bën deklaratën e papritur: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Mediale Vip

Pas ndarjes nga këngëtari, Sara Hoxha bën deklaratën e papritur: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Më: 26 prill 2024 Në ora: 22:38
Sara Hoxha dhe Ledri Vula

Blogerja Sara Hoxha, e njohur si gruaja e këngëtarit të njohur Ledri Vula, pas krisjes së marrëdhënies me partnerin e saj, ka bërë një deklaratë të papritur mbrëmjen e sotme.

“S’kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës! Kam qenë partnerja e tij”, tha Sara e ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan”

Kujtojmë se Sara Hoxha dhe reperi i njohur prej muajsh flitet se i kanë dhënë fund romancës mes tyre, prej së cilës kanë edhe një vajzë.

Gjithçka u zbulua, kur Sara u shfaq e vetme në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku edhe kishte një rol.

Ndonëse vetë blogerja u mundua ta përgënjeshtronte si lajm, shpejt u konfirmua nga menaxheri i Ledrit.

Por një veprim i fundit i Sarës pak ditë më parë ka nxitur dyshime për një rikthim mes tyre, pasi ajo ka rikthyer të gjitha fotot në Instagram me Ledrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat