Si e sheh marrëdhënien e Julit dhe Eglës? Mario: E ekzagjeruar nga të dy

Mediale Vip

Si e sheh marrëdhënien e Julit dhe Eglës? Mario: E ekzagjeruar nga të dy

Më: 26 prill 2024 Në ora: 23:18
Juli dhe Egla

I ftuar në emisionin ‘Big Brother Radio’ ka qenë vëllai i Jul Dedës, Mario Deda i cili ka komentuar lojën e banorëve të shtëpisë së ‘BBV3’ dhe ngjarjet e fundit të ndodhura brenda shtëpisë.

Siç e kemi parë, Egla dhe Juli nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

E për ktë ka folur dhe Mario i cili shprehet se të dyja palët po e ekzagjërojnë si gjë, njëherë njëri e njëherë tjetri.

“Nganjëherë më duket e ekzagjeruar me kastile nga të dyja palët. Njëherë njëri, njëherë tjetri. Ndonjëherë ndodh edhe me të vërtetë, sepse ashtu janë karakteret e të dyve. Dikush do ta thotë ballit. Dikush tjetër bën sikur ‘s’është për mua ky muhabet, sikur s’i përkas kësaj’. Domethënë është gjithmonë ajo sfida midis të vërtetës dhe hipokrizisë, që mendoj këtu në të gjitha herët fiton Juli. Juli është duke u treguar gjatë gjithë sezonit i rezervuar, sepse është ballit. I vjen keq edhe ta tregojë disa vetave aty.”- shprehet Mario.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat