“Ke trauma, kur të dalësh, shko te një specialist” – Egla debaton ashpër me Françeskën

Mediale Vip

“Ke trauma, kur të dalësh, shko te një specialist” – Egla debaton ashpër me Françeskën

Më: 27 prill 2024 Në ora: 06:58
Françeska Murati dhe Egla Ceno

Françeska Murati dhe Egla Ceno janë përplasur ashpër me njëra-tjetrën në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Aktorja i tha modeles se po e ngacmon, ndërsa kujtoi ditën kur Françeska i futi zogjtë në shtrat.

“Thjesht doja të të pyesja, a je shëruar nga traumat, ke bërë terapi a e vuan akoma” – pyet Egla.

“Jo, nuk e kam ndier të nevojshme” – përgjigjet Françeska.

“A të jep kënaqësi kur u bën të tjerëve atë që ke provuar të tjerët? Kujto ndjenjën që ke provuar sepse është bullizëm” – thotë Egla.

“Ti më ke thënë të fluturoj me presh dhe të kam dhënë një gjë që fluturon”, thotë Françeska.

Egla në fund shprehet: “Kujtohu çfarë ke kaluar dhe shërohu. S’di çfarë iu bën të tjerëve. Më bën përshtypje se je e traumatizuar akoma. Duhet të shkosh te një specialist”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat