Kate Middleton dhe Princi William zbulojnë foton e papublikuar më parë në 13-vjetorin e martesës

Mediale Vip

Kate Middleton dhe Princi William zbulojnë foton e papublikuar më parë në 13-vjetorin e martesës

Më: 29 prill 2024 Në ora: 18:18
Kate Middleton dhe Princi William

Princi William dhe Kate Middleton të hënën, më 29 prill, festuan përvjetorin e martesës.

Këtë përvjetor ata dhe kanë zgjedhur ta festojnë me një foto të panjohur nga dita e tyre e dasmës.

Në mbishkrimin e fotos ata shkruajnë: “Sot 13 vite më parë” dhe emrin e fotografit, teksa janë fotografuar të buzëqeshur, me Kate Middleton që qëndron përballë bashkëshortit të saj, duke hequr vellon.

Fotoja ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga përdoruesit e Instagram-it të cilët kanë nxituar t’i urojnë çiftit edhe dasmën, por edhe që Kate të shërohet pas betejës së saj me kancerin.

Çifti u martua më 29 prill 2011 në Westminster Abbey në Londër, ku ceremonia u transmetua drejtpërdrejt në të gjithë botën, përfshirë edhe vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat