Pas akuzave për përdhunim në shesh xhirim, arrestohet aktori francez Gérard Depardieu

Mediale Vip

Pas akuzave për përdhunim në shesh xhirim, arrestohet aktori francez Gérard Depardieu

Më: 29 prill 2024 Në ora: 21:30
Gérard Depardieu

Avokati i aktorit francez Gérard Depardieu tha për CNN, këtë të hënë, se aktori është arrestuar nga policia në Paris, për t’u marrë në pyetje. 75-vjeçari po merret në pyetje pas akuzave për përdhunimin e dy grave në sheshin e xhirimit.

Edhe më parë, disa gra e kanë akuzuar për ngacmim seksual, por aktori francez i hodhi poshtë akuzat.  

Depardieu është i njohur për rolet e tij në filma si ‘Green Card’, ‘The Man in the Iron Mask’ dhe ‘Life of Pi’.

Gjithashtu, u nominua për çmimin ‘Oscar’ në vitin 1991 për rolin e tij kryesor ‘Cyrano de Bergerac’.

Ndërsa, në vitin 2013, Vladimir Putin i dha nënshtetësinë ruse pasi tha se do të hiqte dorë nga nënshtetësia franceze në shenjë proteste ndaj planeve të qeverisë për rritjen e taksave për të pasurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat