Britney Spears reagon pas fitores së betejës ligjore me të atin: ‘Familja më ka lënduar’

Mediale Vip

Britney Spears reagon pas fitores së betejës ligjore me të atin: ‘Familja më ka lënduar’

Më: 29 prill 2024 Në ora: 21:34
Britney Spears

Disa ditë pasi Britney Spears fitoi betejën ligjore me të atin, Jamie Spears, bëri një postim emocional, ku u shpreh se ‘drejtësia nuk do të vihet në vend’ për mënyrat se si familja e saj e ka ‘lënduar’.  

‘Sikur njerëzit ta dinin çfarë kam hequr! – shkroi ikona e popit. – Familja më ka lënduar! Nuk ka drejtësi dhe as ka për të pasur ndonjëherë!’

Me anë të një fotoje topless, e kthyer me shpinë nga pasqyra, tregoi se i është dëmtuar nervi në shpinë, kështu, tani e tutje, duhet të bëjë akupunkturë.   

‘Kisha të drejtë për dëmtimin e nervit në shpinë! – shkroi ajo. – Tani më duhet të bëj akupunkturë çdo ditë të jetës sime!’  

Spears, 42-vjeçare shtoi se të njëjtën persona që i mësuan të mirën dhe të keqen, e lënduan atë, referuar prindërve të saj Jamie dhe Lynne Spears.

Këngëtarja e ‘Gimmie More’ shprehet se ka zgjedhur të përballet përmes ‘Instagram’-it me njerëzit që e lënduan dhe jo sy më sy, pasi kështu ndihet më e lirshme dhe më e sigurt.  

Gjithashtu, u shpreh se e ka marrë malli për shtëpinë në Louisiana, ku kaloi fëmijërinë.

‘Sa do të doja të shkoja, por ata më kanë marrë gjithçka!’ – përfundoi ajo.

Sipas avokatit të saj, Mathew Rosengart, Britney nuk ka më detyrime të marrë pjesë në gjykatë apo për t’u përfshirë në procedura ligjore.

Në vitin 2008, babai i saj, Jamie, kishte kontroll në financat, çështjet personale, profesionale dhe mjekësore të saj. Kjo marrëveshje ligjore i dha të drejtën të merrte veprime në emër të Britney.

Pas përfundimit të kujdestarisë, në nëntor të vitit 2021, Britney dëshmoi kundër Jamie, duke pretenduar se ai e ka detyruar të trajtohej në një qendër rehabilitimi, ku u detyrua të zhvishej lakuriq para stafit.  

Princesha e popit, pretendoi se e kishte detyruar të vendoste spirale që të mos bënte më shumë fëmijë.

Së fundmi, Britney foli hapur për babanë e saj në biografinë e saj ‘The Woman in Me’ e pa Britney-n vetëm si mjet për të fituar para.

Ndërkohë, marrëdhënia e saj me të ëmën dhe motrën, Jamie Lynn Spears, 33-vjeçe, po përmirësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat