Hailey reagon pas fotografive të Justin Bieber duke qarë

Mediale Vip

Hailey reagon pas fotografive të Justin Bieber duke qarë

Më: 29 prill 2024 Në ora: 21:57
Justin Bieber

Fansat vërshuan me komente pas postimit të tij duke qarë këtë të shtunë.

Këngëtari i ‘Never Say Never’ ndau disa fotografi në ‘Instagram’, në dy prej tyre ishte duke qarë.

Sakaq, fansat nuk vonuan me komentet, ku shprehnin shqetësim.

‘Pse po qan?’ – komentoi një fans. ‘Shpresoj të jesh mirë. Më pikon në zemër kur të shoh duke qarë’, - shkroi një tjetër.

‘E vlerësoj që nuk ke frikë të tregosh emocionet. Është me rëndësi të kujtosh se edhe të famshmit kanë ndjenja. Ne të duam, - shkroi dikush tjetër.

Por pak kohë pasi Justin postoi fotografitë në ‘Instagram’, partnerja e tij, Hailey Bieber hodhi poshtë dyshimet se lotët kishin të bënin me të. ‘Simpatik edhe kur qan’, - komentoi ajo fill pas postimit.

Këngëtari i ‘Baby’ dhe themeluesja e ‘Rhode Beauty’ janë diskutuar së fundmi për një ndarje të mundshme.

Por një burim tha për revistën ‘People’ se nuk ka asnjë ndarje në horizont apo divorc dhe se ata janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

Rikujtojmë se dy javë më parë, ata u panë krah njëri-tjetrit në ‘Coachella’ mjaft të dashuruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat