“Je surpriza e këtij Big Brother” – Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në ‘Big Love’

Mediale Vip

“Je surpriza e këtij Big Brother” – Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në ‘Big Love’

Më: 3 maj 2024 Në ora: 06:32
Meriton Mjekiqi

Banorët e Big Brother VIP Albania 3 kanë lexuar disa nga mesazhet që kanë marrë në ‘Big Love’.

Ata tashmë kanë krijuar fansat e tyre që i përkrahin për lojën që bëjnë brenda shtëpisë.

Meriton Mjekiqi së fundmi ka marrë një mesazh nga një fanse, e cila i thotë se ka qenë surpriza e këtij Big Brother-i.

“Meriton, e meriton, se vërtet e meriton për çdo emocion që ke dhuruar për më shumë se 100 ditë. Dole t’i bësh krenar njerëzit që të përkrahën. Të presim me fitore luani jonë”, thotë ndër tjerash mesazhi.

“Të kam shpirt. Të puthi shumë. Të fala”, iu drejtua Mjekiqi në fund.

Kjo duket të ketë qenë një familjare e Meritonit, që edhe e zbuloi në fund.

Meritoni momentalisht është i vetmi konkurrent nga Big Brother si pjesë e këtij reality shou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat