Ilda Bejleri shuan dyshimet: Goli që më ka ndryshuar jetën është…/ Thumbi për moderatoret sportive

Mediale Vip

Ilda Bejleri shuan dyshimet: Goli që më ka ndryshuar jetën është…/ Thumbi për moderatoret sportive

Më: 10 maj 2024 Në ora: 22:09
Ilda Bejleri

Gazetarja sportive Ilda Bejleri është rrëfyer si rrallëherë për jetën e saj private, e ftuar në “Cherry on Top” në Top Channel.

Ndërsa foli për të voglën e saj, Sienën si golin e saj të jetës, Ilda nuk nguroi të thumbonte moderatoret e ekranit shqiptar.

Bora: Ke komentuar shumë për gola, por goli i jetës tënde cili është?

Ilda: Kam dashur të jetoj një jetë të qetë me vajzën, burrin, familjen se më kishte marrë malli Siena është goli i jetës sime, padiskutim që është vajza ime dhe më ka ndryshuar jetën në çdo dimension të saj, ka një kohë për çdo gjë, kjo ishte koha e Sienës, padiskutim që Siena shkon dy vjeç i jam rikthyer jetës sime, nuk kam bërë edhe nënën, unë bëj edhe punë të tjera, kam dashur që të jem me të në çdo moment, rikthimi në ekran ende jo, nuk kam menduar diçka ende, unë sportin e dashuroj pavarësisht se këto kohë jam shkëputur, unë e konsideroj profesion dhe kur diskutoj me partnerin tim ky është profesioni im.

Bora: Si i sheh sot moderatoret sportive?

Ilda: Nuk janë shtuar shumë, s’është se ka dalë ndonjë emër që ka bërë diferencën ka pasur një bum vite më parë, tani pak më pak, kemi vendet fqinje që ende femrat vazhdojnë të dalin në ekran, s’të mban pamja në ekran. Duhet të ndajmë moderator nga gazetare. Duhet ta ndajmë pak vajza të bukura dhe gazetare sportive. Moderatore ka por ti i shikon për një dy vite dhe zhduken, kanë si synim të dalin në ekran, jo të futen në botën e sportit që është e vështirë. Vilma Masha vazhdon ende, është një nga ato gazetaret që ka punuar gjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat