Akuza për produksionin? "Eglën e mbrojnë opinionistët", Juli i nxjerr të gjitha: Merr urdhra nga studio. Arbri: Edhe ti merr...

Mediale Vip

Akuza për produksionin? "Eglën e mbrojnë opinionistët", Juli i nxjerr të gjitha: Merr urdhra nga studio. Arbri: Edhe ti merr...

Më: 11 maj 2024 Në ora: 21:32
Julian Deda

Spektakli televiziv "BBVA3" ka nisur me një debat mes Julit dhe Eglës mbrëmjen e sotme.

Ajo që u diskutua ishte një akuzë e ngritur nga aktori për opinionistët, të cilët sipas tij përpiqen ta mbrojnë Eglën.

Pjesë nga diskutimi:

Arbri: Vetëm me një koment për Eglën, Juli ia ka përmentur mbi 20 herë. Unë thash një opinion "Egla është lojtara që ka ofenduar më shumë". Kur nuk shkon uji aty ku nuk janë mësuar ata unë i favorizoj të gjithë.

Juli: Te klipi i kaluar, unë pash që nuk kishin dalë momentet ku Egla ka ofenduar por aty ku i jam kthyer unë. Ka një arsye që unë arrij në atë pik. Edhe unë njeri jam dhe mundem të reagoj. 

Ledjoni: Kjo është një fjali që besoj e ka thënë Ori

Ori: Jo madje e thash Julit "je mbreti", domethënë je fituesi. Unë them çfarë dua unë.

Juli: Të gjykohemi njësoj për ofendimet

Ori: Ti ke shumë të drejtë, se deri në primen e kaluar Eglën e kemi gjykuar. Për ty ishte hera e parë që shkove në atë lloj niveli dhe ne e gjykuam. Dhe thash unë një fitues e konsideroj atë që do të më tregoj një nivel tjetër. Jo si përshembull përmendja e vajzës. Ne çfarë si kemi thënë Eglës. Tifozëria vjen nga ju se çfarë niveli keni në një situatë.

Juli: Do të doja që herën e kaluar të ishin marrë parasysh edhe 3 ditë përndjekje nga ana e saj. Ju e dini që Egla merr urdhra nga studio. 

Arbër: Edhe ti i merr

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat