Drini Zeqo zbulon arsyen se pse nuk e sheh Françeskën në finale

Mediale Vip

Drini Zeqo zbulon arsyen se pse nuk e sheh Françeskën në finale

Më: 16 maj 2024 Në ora: 18:19
Françeska, Drini

“Mes personazheve që kanë mbetur aty ka disa hije dyshimi le të themi për ekzistencën e mëtejshme për Françeskën.”

Teksa po komentonin në lidhje me banorët e mbetur ende në lojë dhe se çfarë gjurme kanë lënë ata në BBV, kur u pyet nga Eni Shehu se për çfarë do të mbahej mend Françeska, Drini u shpreh se:

“Ta themi troç, Françeska do të mbahet mend për fustanet e veta. Për veshjet e saj super të shtrenjta.

Nëse ka diçka që është komentuar më shumë Françeska përtej të gjithë respektit për të sepse patjetër që ajo është një vajzë me argumente të forta por në pjesën sociale është komentuar shumë mënyra e ‘look’-ut të saj dhe ne e dimë që në Shqipëri dukja është shumë e rëndësishme.

Besoj se kjo ka qenë një nga gjërat më të komentuara të Françeskës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat