Astrologia e njohur e ‘zbulon’ fituesin e Big Brother VIP

Mediale Vip

Astrologia e njohur e ‘zbulon’ fituesin e Big Brother VIP

Më: 17 maj 2024 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

E ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike në emisionin “S’e Kam me Ty” në Top Albania Radio ka qenë astrologia Denisa Shyle. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me finalistët e BBV3 dhe cili prej banorëve ka më shumë shanse për ta fituar edicionin e tretë.

Personat që shkëlqejnë më tepër, faktikisht një nga personat që ka një vit në përgjithësi më me fat është Egla. Ajo do të jetë finaliste. Të njëjtën gjë mund të them edhe për Heidin. Personi i cili e ka pak të vështirë që të futet në finale është Françeska dhe pas saj është Meritoni. 

Astrologia zbuloi se Peshoret edhe Ujorët janë ndër shenjat më me fat në pjesën e dytë të vitit. Pas tyre vjen Luani ndërkohë që Binjakët edhe Shigjetarët gjithashtu do të jenë me fat.

"Unë pashë hartat, nuk pashë vetëm vendosjen e Diellit".

Nëse finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP do të ketë katër finalistë, sipas saj dhe studimit të shenjave që ka bërë astrologia do të jenë:

"Juli, Romeo, Heidi dhe Egla". 

Nëse do të jenë pesë banorë në fianle, bazuar në atë që astrologia tha do të jetë edhe Meritoni.

Jonida Aliçkolli e pyeti astrologen nëse në momentin final në përballje do të jenë dy djemtë të cilët janë në shenjën e Virgjëreshës, cili prej tyre ka më shumë shanse që të jetë fitues Romeo apo Juli?

"Ky personi do të jetë Juli". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat