Debati me Baby G, Albano tregon çfarë ndodhi, këngëtarja: Është gallatë

Mediale Vip

Debati me Baby G, Albano tregon çfarë ndodhi, këngëtarja: Është gallatë

Më: 17 maj 2024 Në ora: 22:27
Aktori Albano Bogdo

Aktori Albano Bogdo ka sqaruar debatin e pak ditëve më parë me Baby G për hedhjen e mbeturinave jo në koshin e caktuar.

Aktori tha se në gjithë këto ditë, Baby G nuk ka kuptuar asnjë gjë nga ato që janë thënë aty.

Ndërkohë që i pyetur se kush ishte modeli më i mirë i kryefermerit sipas tij, Albano tha se një miksim i Çiljetës dhe Elsës do të ishte perfekt.

“Një miksim midis Çiljetës dhe Elsës. Po të jenë të dyja bashkë, punët do ecin më mirë. Baby G nuk e ka kuptuar akoma atë që ka shpjeguar Elsa për riciklimin. Ajo ishte qershia mbi tortë me atë shishen që hodhi aty”, tha Albano.

Por pavarësisht debatit, këngëtarja Baby G deklaroi: “Albano është gallatë e më bën të qesh”.

Por për të sqaruar edhe një herë fermerët, Elsa Lila, e cila ka qenë iniciatorja e riciklimit, ka shpjeguar se si është bërë ndarja e koshave.

“Kemi 5 kosha, njëri për ushqime, njëri për letrën, njëri për qelqin, njëri për plastiket dhe një për miks”, tha Elsa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat