“Quhet Ibrahime”, motra e Himenës sqaron njëherë e mirë të vërtetën e emrit të fermeres

Mediale Vip

“Quhet Ibrahime”, motra e Himenës sqaron njëherë e mirë të vërtetën e emrit të fermeres

Më: 18 maj 2024 Në ora: 14:23
Himena dhe Ela

Ela motra e fermeres që është bashkuar vetëm pak javë më parë në Ferma VIP, Himenës ka qenë sot e ftuar në Ferma Club me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Një moment shumë i komentuar ditët e fundit ka qenë debati me Xhesikën ku një keqkuptim mes tyre është bërë viral.

Xhesika i tha se është harbutshe, ndërsa Himena e ka marrë si ofendim , si fjalën bu*e.

“Është një shpirt i lirë dhe luftarak. Por kur e sheh që nuk i rrespektohet privatësia ajo nuk lejon me e prek në këtë pjesë. Xhesika nuk më ka pëlyqr sepse ishte tema me persona të tjerë dhe ajo ka ndërhyrë. Duke marrë parasysh që dialekti ndryshon dhe Himena është munduar të përshtatet. Por është keqkuptuar për shkak të dialektit”, u shpreh e motra.

Një tjetër temë për të cilën është përfolur shumë konkurrentja ka qenë emri. Një javë më parë në studion e Ferma Club, gazetarja Albina Zeneli pretendoi se Himena nuk është emri i saj i vërtet, por quhet Ibrahime.

Këtë e ka mohuar kategorikisht e motra.

“E ka thënë si hipotezë e saj. Ne nuk duam të merremi me opinionet e tjerëve. Emri i vërtetë është Himena. Për këtë arsye e kemi vënë edhe në Instagram me dokument”, tha Ela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat