“Ditë shumë të vështira emocionalisht...”, çfarë po ndodh me Arbana Osmanin

Mediale Vip

“Ditë shumë të vështira emocionalisht...”, çfarë po ndodh me Arbana Osmanin

Më: 19 maj 2024 Në ora: 16:09
Arbana Osmani

E larguar prej një viti nga ekrani, Arbana Osmani vazhdon të ngjallë interes te publiku për çdo gjë që ajo bën.

Qejf i madh kur u dobësoka njeriu!”-shkroi Arbana Osmani krah një selfie në pasqyrë duke vënë në dukje barkun e sheshtë.

Në një tjetër postim Arbana ka treguar se shkaku i rënies nga pesha nuk është edhe aq i bukur.

Kjo pasi thotë se ka kaluar disa ditë të vështirë dhe shumë të ngarkuara emocionalisht dhe fizikisht për shkak të një familjari të sëmurë.

"Meqë po më vijnë shumë pyetje “Si je dobësuar?”, që pas ardhjes nga Meksika kam pasur ca ditë të vështira dhe shumë të ngarkuara emocionalisht dhe fizikisht për shkak të një familjari të sëmurë dhe kam humbur oreksin. Do shëndoshem prap shumë shpejt. Asnjë ilaç çudibërës nga ata që vazhdojnë të abuzojnë akoma me imazhin tim në Facebook.”– shkroi ajo.

Image
Arbana Osmani
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat