Pas propozimit romantik, Cindy Marina jep lajmin: Vitin tjetër kemi dasmë

Mediale Vip

Pas propozimit romantik, Cindy Marina jep lajmin: Vitin tjetër kemi dasmë

Më: 19 maj 2024 Në ora: 21:01
Cindy Marina me partnerin

Cindy Marina dhe Genar Topalli, një nga çiftet më të bukur të showbizit shqiptar, bënë një hap të madh në rrugën e tyre të dashurisë muaj më parë. Në shkurt Genar i propozoi për martesë modeles.

Momenti romantik u përjetua në bregun e Amalfit, në Portofino, ndërsa një melodi e ëmbël e kënduar nga Andrea Boccelli, "Love in Portofino", e shoqëroi këtë moment të veçantë. 

Në një intervistë për "Jo vetëm modë", Cindy ka treguar se planifikojnë që të bëjnë dasmë vitin tjetër.

Ajo nuk e përjashton mundësinë që Roma të jetë vendi ku te celebrojnë dashurinë, teksa shprehet se do të jetë edhe nuse moderne, edhe tradicionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat