I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

Mediale Vip

I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

Më: 20 maj 2024 Në ora: 12:08
Meriton Mjekiqi

Meriton Mjekiqi i ka kërkuar falje publike ish-banores së BBVA Rike Roçit për debatin e ashpër që bëri bujë.

Ca muaj më parë miqëisia e tyre pati krisje në shtëpi, pasi gjatë debatit modelja i është drejtuar moderatorit duke i thënë “ti s’je burrë”, ndërsa ky ka hequr rripin e pantallonave para saj për t’i treguar “burrërinë”, duke bërë Riken të shpërthejë në lot.

Megjithëse para daljes së Rikes nga shtëpia Meritoni i ka kërkuar falje për çdo gjë të padrejtë që i ka bërë në kuadër të lojës, por duke u ndier sërish në faj, mbrëmjen e djeshme ai i ka kërkuar përsëri falje ish-banores për situatën e ndodhur mes tyre.

“Me Romeon kemi folur me njëri-tjetrin, i kam kërkuar falje. Rikes i kam kërkuar falje dhe të gjithëve që kam pasur probleme u kam kërkuar falje. Rikes i kërkoj sërish falje për situatën që ka ndodhur mes nesh”- tha Meritoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat