Njerëz pranë Ben Affleck tregojnë çfarë thotë aktori për divorcin me J.Lo

Mediale Vip

Njerëz pranë Ben Affleck tregojnë çfarë thotë aktori për divorcin me J.Lo

Më: 20 maj 2024 Në ora: 23:23
Jennifer Lopez, Ben Affleck

Së fundmi, është diskutuar për një krisje të mundshme mes Ben Affleck dhe Jennifer Lopez.

Dyshimet e para nisën kur këngëtarja 54-vjeçare mori pjesë e vetme në Met Gala, këtë vit.  

Sipas një burimi, Ben Affleck ka kuptuar dhe pranuar se marrëdhënia me këngëtaren Jennifer Lopez nuk po ecën dhe se janë prag divorcit, - raportoi një burim për ‘PageSix’.

Ai i konsideron dy vitet e fundit makth. Tani është kthjelluar dhe e ka kuptuar që nuk ka asnjë mënyrë që marrëdhënia të funksionojnë, - thotë burimi i brendshëm për ‘PageSix’.

Përfaqësuesit e tyre nuk iu përgjigjën kërkesave të shumta për koment në lidhje me situatën.

Pas hulumtimeve të shumta, fansat kuptuan se yjet nuk ishin fotografuar së bashku për më shumë se një muaj.

Me sa duket, shfaqja e tyre së bashku, javën e kaluar në shkollën e vajzës së tyre, Seraphina-s, ishte e qëllimshme, si përgjigje ndaj zërave për krisje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat