Sonte nata finale në Evrovizion

Mediale Vip

Sonte nata finale në Evrovizion

Më: 13 maj 2017 Në ora: 19:03
Evrovizion

Në Kiev të Ukrainës, sonte mbahet nata finale e festivalit ndërkombëtar të muzikës Evrovizion, ku në garë për këngën më të mirë janë 26 konkurrentë.

Spektakli do të hapet nga Izraeli me këngëtarin Imri dhe mbyllet nga Franca, që shpreson suksesin e parë që prej vitit 1977 me Alman.

Konkurrent kryesor shihen një italian energjik i shoqëruar me një gorillë fallco dhe një këngëtar portugez me zë të brishtë.

Portugalia nuk e ka fituar kurrë më parë Evrovizionin, ndryshe nga Italia që është renditur e para dy herë në vitin 1997 dhe 2011.

Shqipëria është përfaqësuar nga këngëtarja kosovare, Linda Halimi, e cila nuk ia ka arritur të shkojë në finale. Suksesi më i madh i Shqipërisë është arritur me këngëtaren nga Kosova, Nora Nishliu, me këngën “Sus”, e cila është renditur e 5-ta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat