"Furka e plakes” projekti i ri nga Parlat Sheqeri

Mediale Vip

"Furka e plakes” projekti i ri nga Parlat Sheqeri

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 16 maj 2017 Në ora: 18:27
Parlat Sheqeri

Pas suksesit me këngën dhe klipin e mëparshëm ”M’rrini fylli” këngëtari i mirënjohur Perlat Sheqeri sjell një tjetër projekt të ri për adhuruesit e këngës popullore.

Bëhet fjalë për këngën dhe klipin ”Furka e plakes” që e lansoi nje ditë me parë. Kjo këngë në fakt është në standartet e një parodie ku autori i tekstit është Gjovalin Dushaj i cili trajtonnjë realitet të hidhur ku shpesh politikanët në prag te zgjidhjeve japin premtime boshe, vetëm për të marr voten që ju siguron atyre pushtetin.

Me muzike të Fran Kodrës dhe me një interpretim të shkëlqyer të Perlat Sheqerit si dhe me pjesmarrjen në videoklip të aktoreve të Teatrit të Shkodrës , ky projekt menjëherë pas lansimit u mirëprit dhe bëri jehonë në rrjetet sociale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat