Gold Ag largohet nga muzika për këtë arsyeje

Mediale Vip

Gold Ag largohet nga muzika për këtë arsyeje

Më: 22 maj 2017 Në ora: 09:54
Gold Ag

Gold Ag ka njoftuar së fundmi miqtë dhe fansat e tij se do të largohet nga pjesmarrja nëpër koncerte.

Ky vendim i reperit erdhi për shkak të muajit të Ramazanit.

Image

Goldi ka bërë me dije që për gjatë këtij muaji ai nuk do të marrë pjesë në asnjë koncert, vetëm nëse bëhet fjalë për ndonjë mbrëmje humanitare.

Gold Ag është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Arian Agushi (Gold AG) ka kaluar 10 vjet të fëmijërisë në Preshevë, pra në vendlindjen e babait, gjyshit, stërgjyshit e tij. Ka jetuar dhe është rritur si çdo fëmijë tjetër shqiptar i asaj ane. Babai i tij vdiq kur i kishte 6 vjet dhe që atëherë e deri tash jeton me nënën e tij, të cilën e ka gjënë më të shtrenjtë në botë.

Arian Agushi i njohur si Gold AG karierën e tij e filloi si 13 vjeqar, ai shkollën fillore e ka filluar në Preshevë, ndërsa në vitin 1997 kur u shpërngul në Prishtinë për të jetuar e vazhdoi këtu nga klasa V në shkollën fillore Hasan Prishtina ku dhe e mbaroi, pastaj u regjistrua në shkollën e mesme elektroteknike.

Emri Gold AG është i përbër nga Arian (Gold-eng) + AGushi = Gold AG. Në vitin 2000 e bëri këngën e parë dhe këndoi 6 herë për Preshevën. Gold AG në çdo këngë të tij flet vetëm realitetin. Këngët i regjistron kryesisht në studion e reperit Barooti, Sopi Records.

Gold AG solli repin në Preshevë për herë të parë. Në vitin 2009, pak ditë para muajit të shejntë të Ramazanit Ariani u kthye kah Islami, edhe pse në trupin e tij gjenden shumë tatuazhe. Ai thotë se pamja e jashtme nuk ka shumë rëndësi, rëndësinë më të madhe e ka brendësia e zemrës.

Gold AG pasi braktisi alkoolin dhe cigaren para 2 vjetësh, është më aktiv dhe nganjëherë kohën e lirë e kalon në fitnes, ndërsa prej sporteve ai preferon më shumë notin. Pas shkollës së mesme, Gold AG vazhdoi studimet për dizajn, por i ndërpreu shpejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat