Jim Carrey flet për betejën me depresionin

Mediale Vip

Jim Carrey flet për betejën me depresionin

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 08:29
Jim Carrey

Jim Carrey ka folur për betejën e tij të gjatë me depresionin.

Aktori 55-vjeçar thotë se për fat të mirë, ai nuk vuan më me shëndetin mendor.

Në një intervistë të fundit, Jim shpjegoi se ai e gjen veten “ndonjëherë të lumtur”.

“Në këtë pikë, unë nuk kam depresion”, tha Jim për iNews.

Ai vazhdoi: “E kisha këtë për vite, por tani kur fillon shiu, bie shi, por nuk qëndron. Nuk qëndron aq sa duhet për të më zhytur dhe për të më mbytur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat