Valtoni tani hitet e tij edhe në version akustik - Bota Sot
Valtoni tani hitet e tij edhe në version akustik

Mediale Vip

Valtoni tani hitet e tij edhe në version akustik

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 14 janar 2018 Në ora: 14:28
Valton Krasniqi

 Ai është një artist unik dhe ka vite që suksesin e tij e ka treguar jo vetëm në trojet shqiptare por edhe në europë dhe ka shumë hite në treg. Po flasim për këngëtarin Valton Krasniqi i cili këtë fillim vit ka dashur të sjellë një mënyrë të pastër e origjinale hitet e tij në versionin akustik duke realizuar dhe video nga First Channel.

Kjo është edhe arsyeja pse artisti ishte këto ditë në Kosovë, ndërsa këngët me videot përkatëse kanë nisur të pëlqehen shumë edhe në kanalin e tij muzikor. Për këtë ide ai ka bashkëpuniar në kitarë me Ajnur, në piano me Rahman Kryeziu dhe klarinet Severgjan Emini. Ndërsa Valtoni vazhdon të jetë një prej artistëve më aktiv në skenën muzikore.BS

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera