Aktori turk pranon: Nuk jam përdorues droge, por e kam provuar - Bota Sot
Aktori turk pranon: Nuk jam përdorues droge, por e kam provuar

Mediale Vip

Aktori turk pranon: Nuk jam përdorues droge, por e kam provuar

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 16:57
Kenan Imirzalioglu

Është aktor i njohur dhe shumë i talentuar po së fundmi, emri i tij është rradhitur krah shumë aktorëve të njohur në Turqi të cilët janë akuzuar për trafik droge.

Është aktor i njohur dhe shumë i talentuar po së fundmi, emri i tij është rradhitur krah shumë aktorëve të njohur në Turqi të cilët janë akuzuar për trafik droge.

Kenan Imirzalioglu, në dëshminë e tij në gjykatë, ka mohuar të jetë trafikant por ka pohuar diçka tjetër.

“Unë nuk jam një përdorues droge, por ama e kam provuar atë”- ka qenë kjo deklarata e aktorit simpatik. “Ka ndodhur disa ditë para se të realizohej operacioni i policisë dhe isha në ishujt e Greqisë. Disa ditë më vonë dolën pozitive dhe analizat e gjakut që më kishin bërë. Unë mendoja se po pija cigare dhe vetëm pasi ma ofruan e kuptova se ishte drogë”.

Aktori gjendet aktualisht në një periudhë të vështirë të jetës së tij duke qenë se shkëlqimi i dikurshëm është zbehur prej skandaleve të tilla. Ai këmbëngul që publiku duhet ta shohë vetëm në aspektin profesional dhe të lërë mënjanë jetën private.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...